Si të kuptoni pse qan bebja juaj

Fëmijët e vegjël qajnë për një mori arsyesh: Mund të jenë të mërzitur, mund të kërkojnë ushqim, kanë dhimbje barku etj.

Mirëpo ndonjëherë është e vështirë për prindërit, sidomos për ata të rinjtë, që “të përkthejnë” të qarën e fëmijës.

Falë një aplikacioni pa pagesë, që sot e tutje prindërit mund të zbulojnë arsyen pse fëmija nuk është mirë. “Chatter Baby” u krijua fillimisht për prindërit që nuk mund të dëgjojnë, por studiuesit kuptuan se aplikacioni mund të jetë i dobishëm për të gjithë.

Gjithë ç’duhet të bëni është të regjistroni të qarën e foshnjës për 5 sekonda në aplikacion dhe më pas të prisni që përmes një algoritmi të krahasohen tingujt e foshnjës me tingujt e tjerë në bazën e të dhënave.

Share With:
Translate »
736 Views