Si të shpëtoni lëkurën e trupit tuaj nga tok sinat
Lëkura është organi më i madh në trup dhe është vazhdimisht në kontakt me ndotësit e mjedisit dhe toksinat.
Detoksifikimi i lëkurës është thelbësor për ciklin jetësor të lëkurës.
Trupi mund të eliminojë në mënyrë efektive toksinat nëpër poret e lëkurës.
Në mënyrë që ta përshpejtoni me lehtësi këtë proces mjafton që të hidhni në ujin e vaskës tuaj kur bëni banjë një 1 gotë kripë, 1-2 lugë vaj ulliri dhe limon.
Ky kombinim do të qetësojë lëkurën dhe do të eliminojë toksinat nga trupi menjëherë.
Ndërkohë për të pasur një lëkurë të butë, në një filxhan përzieni 1 lugë gjelle miell misri, vaj bajame dhe qumësht derisa të krijoni një masë si pastë.
Aplikojeni në të gjithë trupin tuaj me lëvizje të buta dhe rrethore.
Pasi ta keni lënë disa minuta, shkumoni trupin dhe shpëlajeni me ujë të pastër.