Si t’i mbroni fëmijët që merren me sport nga dëmtimet e ndryshme
Nëse do të vendosnit të bënit një shëtitje të shkurtër në qytetin tuaj në fundjavë, do të shihnit që të gjitha fushat e sportit, palestrat dhe kurset janë plot me fëmijë që vrapojnë pas një topi. Por po të kalosh në një zonë tjetër ku ndodhen spitalet, do të shihni që ato janë plot me fëmijë të dëmtuar nga gjunjët, krahët dhe gjymtyrët e tjera. Numri i këtyre fëmijëve po shtohet akoma më shumë dhe rritet rreziku që këto dëmime të mos i lejojnë fëmijët të luajnë sport më në jetën e tyre.
Por ajo që i shqetëson më shumë prindërit janë thyerjet e gjymtyrëve. Thyerjet vijnë nga përdorimi i vazhdueshëm i të njëjtin ligament dhe muskul gjatë ushtrimit të sportit. Ka disa mënyra nëpërmjet të cilave prindërit mund t’i ndihmojnë fëmiëjt të mbrohen nga të tilla dëmtime që mund t’u kushtojnë jetën. Sporti është shumë i rëndësishëm në jetën e fëmijëve, pra nuk mund ta shkëpusni atë nga ai.
- Është e rëndësishme që fëmijët të mos specializoen vetëm në një sport, por në disa të tillë. Fëmijët e vegjël nuk e kuptojnë menjëherë se çfarë duan të bëhen në jetë dhe se çfarë pëlqejnë më shumë, prandaj do të ishte mirë që t’i provonin të gjitha. Në të njëjtën kohë ato vënë në punë të gjithë muskujt dhe ligamentet e trupit, për të mos shkaktuar dëmtime.
- Mosha e duhur që fëmijët të bëjnë një zgjedhje të saktë është puberteti. Në këtë moshë ata janë më të vendosur dhe të saktë në zgjedhje. Mos harroni që fëmijët duhet të bëjnë një pushim të shkurtër çdo tre muaj ushtrim. Kjo e ndihmon trupin të qetësohet, të çlodhet dhe të eleminojë dëmtimet e mundshme.
- Zgjidhni një trainer të mirë për fëmijët tuaj. Disa nga fëmijët nuk e kanë fatin që prindërit të kenë aftësitë e një trainer, për këtë duhet të mendoni që të zgjidhni një të mirë për fëmijën tuaj. Një trainer i cili i trajton të gjithë fëmijët njësoj, kujdeset për ta si të ishin lule të brishta.
- Fëmijët tregohen më të kujdesshmë kur e dinë që askush nuk po i vëzhgon dhe e kanë ato përgjegjësinë për t’u kujdesur për veten. Në rast se ata ju kërkojnë të luajnë në park, mos i ndiqni nga pas, por lërini ata të kujdesen për veten.
- Njerëzit të cilët nuk konsumojën lëngje janë ata të cilët pësojnë më shumë dëmtime. Nëse fëmijët kanë një ndeshje apo kampionat, sigurohuni që ata të marrin sasinë e lëngjeve që u nevojiten dhe të ushqehen shëndetshëm.
- Sigurohuni që fëmijët argëtohen teksa luajnë sport. Kjo gjë i bën ata t’i përjetojnë më lehtë dëmtimet.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time