Si t’i mësoni fëmijët e vegjël të shkruajnë akoma pa u futur në shkollë
Një nga sfidat më të vështira me të cilën fëmijët përballen është të mësojnë të shkruajnë. Shkrimi është gjëja e parë që mësohet në shkollë, por disa fëmijë e kanë shumë të vështirë të përshtaten me këtë. Prandaj do të ishte shumë mirë që ata të mësoheshin të shkruanin para se shkolla të fillonte. Duhet ta keni vënë re që fëmijët bëjnë gjithçka shohin nga ju, epo e njëjta gjë ndodh edhe me të shkruarin. Sa herë që ju bëni një listë ushqimesh, dhuratash etj, ato veprojnë njësoj. Prandaj mos u habisni kur të shihni fletët tuaja të mbushura me vija të formave të ndyshme.
Ja cilat janë disa nga mënyrat ër t’i ndihmuar fëmijët e vegjël të mësojnë të shkruajnë:
Të mësosh fëmijën të shkruaj nuk do të thotë t’i japësh një laps në dorë dhe t’i tregosh atij të gjitha shkronjat e alfabetit, gjërat janë paksa më të komplokuara.
- Muskujt e duarve të fëmijëve 4-5 vjeç nuk janë të zhvilluar plotësisht për të shkruar, por janë në gjendje të mirë për të ngjyrosur dhe vizatuar. Lëreni fëmijën të vizatojë sa më shuëm të jetë e mundur për t’u dhënë mundësi munkujve ët zhvillohen më shpejt. Nuk do të ishte keq edhe sikur ta mësonit atë të merrej me punime të vogla, si punëdore, krijime etj.
- Pozicionimi i lapsit në dorë është gjithashtu një detyrë e prindit. Është mirë që fëmijët të keni një pozicionim të saktë të lapsit, sepse në të kundërt ndodh që gishtat e tyre pësojnë deformime. Ekspertët thonë që lapsi duhet mbajtur midis gishtit të madh dhe atij tregues, duke anuar pak nga gishti i mesit. Ka dhe nga ata fëmijë që e mbajnë lapsin me tri gishta dhe kjo nuk përbën asnjë lloji problemi. E rëndësishme është që ata ta mbajnë fletën para vetes për të mos dëmtuar shikimin. Kjo gjë nuk ndodh tek fëmijët që shkruajnë me dorën e majtë. Ata e mbajnë fletën në krahun e tyre të majtë dhe jo përballë vetes.
- Përpiquni që t’ia bëni këtë gjë sa më argëtuese fëmijës. Para se të shkruajë ai duhet të mësojë alfabetin. Merrni shembuj të shkronjave kudo në natyrë dhe kudo që të ndodheni. Nëse jeni duke ngrënë, formoni disa shkronja me ushqimin apo nëse po bëni dush, formoni shkronja me shkumën. Kjo e bën fëmijën t’i kujtojë shkronjat në bazë të shembujve që ju i jepni dhe do ta kenë të vështirë për t’i harruar ato.
- Sapo fëmijët kanë mësuar shkronjat ata mësojën si të shkruajnë ermin e tyre. Nevojitet shumë praktikë për ta rritur këtë dhe ju si prindër keni përgjegjsinë kryesore për ta ndihmuar atë. Në një fletë të bardhë shkruani emrin e fëmijës suaj dhe më pas lëreni atë ta kopjojë. Fëmijët fokusohen më shumë tek pamja e shkronjave dhe tek rradha kronologjike e tyre dhe jo tek njohja mirë e çdo shkronje. Prandaj ata e shkruajnë emrin e tyre duke pasur në mendje pamjen e tij. Ju duhet ta mësoni atë të mbajë mend pamjen e çdo shkronje dhe më pas t’i vendosë siç duhet sëbashku për të formuar emrin e tij. Për ta bërë këtë është mirë që ai ta gjejë emrin e ti vazhdimisht në shtëpi apo dhe jashtë saj, si në tavolinën tij të kopshtit, dhomën e tij, filxhanin etj.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.