Si t’i mësoni fëmijët të flenë vetëm në dhomën e tyre

Tingëllon si një sfidë shumë e vështirë, pasi që kur fëmijët lindin ata mësohen të flenë me prindndërit dhe kjo situatë vazhdon deri në moshën 2-vjeçare. Pas kësaj moshe është shumë e rëndësishme që fëmijët të mësojnë të flenë vetëm. Por kjo nuk është aq e thjeshtë sa tingëllon, por është e sigurt që me pak mund mund ta arrini me shumë sukses. Frika apo ankthi e shtyjnë fëmijën të lër krevatin e tij dhe të parapëlqejë më shumë tuajin. Por fatmirësisht tashmë ka një mënyrë për ta inkurajuar fëmijën të ndihet i sigurt dhe kur ai fle vetëm.

Eliminoni objektet bezdisëse nga dhoma

Mundohuni të largoni gjithçka që tërheq vëmendjen e fëmijës në dhomë, çka e bën atë të mos e zër gjumi. Siç mund të jenë, televizori, dritat apo kompjuteri. Duhet që dhoma të krijojë një atmosferë shumë të qetë dhe aspak bezdisëse për fëmijën.

Krijoni një rutinë për gjumin

Para se fëmija të bjerë në gjumë ai duhet të lajë dhëmbët, të ndërrohet, të dëgjojë një përrallë apo një tregim dhe më pas të bjerë në gjumë. Kur kjo rutinë bëhet më e përditshme dhe fëmija fillon të mësohet me të dhe ndihet i sigurt kur shkon në krevat. Pa kësaj ai nuk e ka më problem të fle në krevatin e tij.

Minimizoni prezencën tuaj

Larguhuni nga dhoma para se fëmija të bjerë në gjumë në mënyrë që ai të mos jetë e varur nga prezenca juaj. Në qoftë se zgjidhni të qëndroni në dhomë nuk duhet të shtriheni afër tij, por qëndroni sa më larg dhe mos krijoni asnjë kontakt me të. Në këtë mënyrë ai e kupton që ju jeni në dhomë, por nuk kryeni asnjë funksion, pra ai ndihet më i pavarur dhe i sigurt.

Krijoni një ndjenjë sigurie tek fëmija

Ndonjëherë ju ndodh që t’i thoni fëmijës që është dikush poshtë krevatit që të rrëmben nëse nuk e mbaron ushqimin, por duhet të dini që po gaboni rëndë. Ju mendoni që kjo është diçka spontane dhe fëmijët do ta harrojnë, por fëmijët e mbajnë mend gjatë këtë. Kjo është arsyeja pse ata friksohen të flenë vetëm. Edhe pse thamë që prezenca juaj është e gabuar nuk do të thotë që në dhomë nuk mund të qëndrojë dikush tjetër. Fëmija do ta konsideronte njësoj një kukull pellushi dhe do të ndihej shumë i sigurt pranë tij.

Lëreni fëmijën vetëm për disa çaste

Pasi ta keni shrtirë fëmijën në krevat premtoini atij që do të ktheheni prap sapo të merrni diçka jashtë dhomës. Mos u ktheni menjëherë, por prisni pak më gjatë në mënyrë që fëmija të ketë mundësi ta zërë gjumi. Kontrollojeni fshehurazi nëse fëmija ka shanse të jetë akoma zgjuar. Në këto raste mos e lini më gjatë sepse ka mundësi që fëmija të fillojë të ndihet i frikësuar dhe nervoz, çka e përkeqëson më shumë gjendjen.

Në rastet kur fëmijët ndrihen nga shtrati në mes të natës mos reagoni keq për këtë. Merreni shtruar dhe çojëni prap në krevat. Qëndroni aty për disa minuta dhe kthehuni prap në krevatin tuaj. Në mëngjes shpjegojani sepse është e gabuar që ai ta përsërisë prap këtë, sepse nuk është mirë që të filloni dhe ta qortoni atë në mbrëmje.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
1981 Views