Si t’i ndihmoni fëmijët të gjejnë miqtë idealë

Që në momentin kur fëmijët vijnë në jetë bëhen pjesë e një shoqërie të madhe. Asaj të familjes, fisit, lagjes apo çerdhes. Kur ata fillojnë të rriten bëhen pjesë e grupeve më të mëdha shoqërore, si shkolla, klasa, kurset e ndyshme etj. Por jo gjithmonë është e sigurt që fëmija të zgjedhë shokët e duhur dhe ata më idealët. Në këto raste vijnë në ndihmë prindërit, që kanë një detyrë shumë të madhe për të koordinuar rrjedhën e jetës së fëmijëve të tyre. Mësimi i parë që duhet t’i jepni fëmijës është që shoqëria ka nevojë për kohë. Nuk mund të ndërtosh një grup shoqëror sa hap e mbyll sytë.

Së pari, duhet të jesh i përgatitur dhe një njeri i denjë për të qenë pjesë e shoqërisë.

Së dyti, duhet t’ua bëni shpesh herë të qartë që fëmijët edukohen në shoqëri, pra ata duhet të kenë shumë kujdes për vlerat dhe virtytet që zgjedhin të mësojnë nga shokët e tyre.

Së treti, fëmija duhet të sillet sikurse ai dëshiron që shokët e tij të sillen me të.

Së katërti, fëmija nuk duhet të harrojë kurrë që pjesë e një shoqërie janë dhe konfliktet dhe ai duhet të jetë shumë i informuar për të gjetur një rrugë të përafërt drejt zgjidhjes së konfliktit.

Së pesti, prindërit nuk duhet të harrojnë që janë ata shembujt kryesorë për fëmijët e tyre. Në mënyrë që fëmija i tyre të zgjedhë shokë të mirë, ju duhet ta bëni atë të mendojë që ju keni një shoqëri të mirë. Tregoini shpesh atyre histori të bukura rreth fëmijërisë suaj, tregoini si jeni ndier dhe sa e rëndësishme është kjo për ju. Në këtë mënyrë fëmijët përfytyrojnë veten në vendin tuaj dhe ju u jepni atyre diçka që duan vërtetë ta dëgjojnë. Pra që shoqëria ka një rol pozitiv në jetën e njeriut.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
844 Views