Si t’i ndihmoni fëmijët tuaj të lidhen më shumë me detyrat e shtëpisë

Si të gjithë gjërat e tjera edhe detyrat e shtëpisë, sa vijnë dhe po bëhen akoma dhe më komplekse. Prindërit dhe mësuesit kërkojnë akoma dhe më shumë nga fëmijët, gjë që ka ndikuar edhe tek opinion që fëmijët kanë krijuar për detyrat e shtëpisë. Ç’ka ua ka vështirësuar shumë rrugën prindërve për t’i lidhur sa më shumë fëmijët me detyrat, janë pajisjet teknelogjike.

Ekspertët thonë që qëllimi kryesor i detyrave të shtëpisë është ta bëjnë fëmijën të mësojë në mënyrë të pavarur. Por në shumicën e rasteve jo të gjithë fëmijët arrijnë ta kuptojnë këtë. Mos kërkoni që fëmijët të mbyllen në dhomë për 60 minuta dhe t’i kenë bërë të gjitha detyrat. Gjërat nuk janë kaq të thjeshta, kur flasim për fëmijët nën 8 vjeç. Ja cilat janë disa nga mënyrat për ta bërë këtë proces sa më të thjeshtë për ju dhe fëmijën tuaj.

Lëreni fëmijën të krijojë një rutinë të re

Është shumë e rëndësishme që fëmijët të shtojnë në rutinën e tyre detyrat e shtëpisë. Për ta bërë këtë, ato duhet ta krijojnë vetë një të tillë. Pyesni fëmijën se çfarë do të bëjë para se të fillojë detyrat e shtëpisë, nëse dëshiron të luajë, të fle, të hajë diçka etj. Shkruajini të gjitha këto në një tabelë, të cilën mund ta shihni çdo ditë, dhe nuk ka si ta harroni.

Vëzhgoini fëmijët teksa i bëjnë detyrat e shtëpisë, por mos ndërhyni në to.

Detyrat e shtëpisë janë krijuar nga mësuesit me qëllim që ata të shohin se sa fëmijët e kanë përvetësuar mësimin në klasë. Pra korigjimi juaj në këto raste, nuk është i duhur. Mësueset kanë nevojë të shohin gabimet që bëjnë fëmijët tuaj për të ditur se çfatë duhet të përmirësojnë. Nëse fëmijët ju pyesin rreth detyrave të shtëpisë, mundohuni t’u shpjegoni vetëm atë çka kërkon kërkesa, ndërsa të tjerat janë në dorë të fëmijëve. Ato duhet të përpiqen për t’i dhënë zgjidhje ushtimit, dhe në rast se akoma kanë diçka të paqartë duhet t’u kërkojnë ndihmë mësueses. Ndodh që fëmijët nuk e marrin mundimin të përpiqen për ta zgjidhur ushtrimin dhe ju kërkojën ndihmë juve. Mundohuni të shmangeni dhe thoini që do ta ndihmoni sapo të mbaroni punën që keni në dorë. Zvarriteni sa më shuëm në mënyrë që gjatë kësaj pritjeje fëmijët ta marrin mundimn ta lexojnë vetë të gjithë ushtrimin. Por mbi të gjitha nuk duhet ta teproni me kohën që fëmijët merren me detyrat e shtëpisë. Nëse ato janë të përgatitur nuk u nevojitet shumë kohë. Nëse jo, atëherë duhet t’i dërgoni një letrë mësueses dhe t’i shpjegoni të gjithë situatën.

Komunikoni rregullisht me mësuesen e fëmijës

Kur fëmiëjt shohin që prindërit dhe mësuesit e tyre janë miq me njëri-tjetrin, atëherë ata do të fillojnë të përpiqen më shumë për të lënë një përshtypje të mirë në sytë tuaj. Ato nuk duan t’ju zgjënjejnë dhe për këtë bëjnë më të mirën e tyre. Në rast se ju nuk shihni asnjë përmirësim tek fëmija, mos telefononi menjëherë mësuese, sepse në këtë mënyrë fëmijët mendojnë që ju nuk jeni në krahun e tyre dhe nuk i mbështesni ato.

Fëmijët duhet më mësohen me përgjegjësitë

Në fund të fundit detyrat e shtëpisë nuk janë gjë tjetër veçse një përgjegjësi për fëmijën. Përgjegjësitë janë detyra të cilat duhet të kryhen përderisa ju i merni përsipër. Çdo fëmijë duhet ta dijë këtë. Për t’i bërë gjërat më interesante, bëini fëmijët të besojnë që përgjegjesitë janë vetëm për njerëzit e matur dhe të zgjuar. Pra ata janë një prej tyre.

Estetika dhe rregulli duhet të jenë themelore në karakterin e fëmijës

Fëmijët duhet të fillojnë të kujdesen për detyrat e shtëpisë sikur të ishin kafshët e tyre shtëpiake. Ato nuk duhet të konsumojnë kurrë ushqim sipër tyre. Në këto raste ndodh që mësueset ta pikasin menjëherë këtë dhe t’u lënë një shënim fëmijëve mbi njollën e ushqimit si, “të lutem mos konsumo më ushqim mbi detyrat e shtëpisë.”

Merreni me qetësi dhe jepini kohën e nevojshem fëmijës

Nuk është e lehtë të përshtatesh me ndyshimet. Kjo është arsyeja pse disa fëmijë shpërthejnë në lot, kur nuk arrijnë të përshtaten. Ata kanë nevojë vetëm për një përqafim të ngrohtë dhe pak dashuri. Të tjerat do të vijnë bashkë me kalimin e kohës.

Përshtati: B.Lica/ Kids Time.

Burimi: Parents magazine

Share With:
Translate »
874 Views