Si t’i shpjegosh fëmijës pse njerëzit janë të ndryshëm: 5 këshilla të vlefshme
T’i tregosh fëmijës për diversitetin dhe t’i mësosh të respektojë të tjerët siç janë, ka shumë rëndësi në mënyrën si do sillet fëmija në të ardhmen. Fëmijët janë shumë kuriozë dhe i vënë re shumë lehtë ndryshimet mes njerëzve, pavarsisht nëse janë ndryshime fizike apo diçka tjetër. Mund të vijë një ditë që do ju pyesin: Pse ai është ndryshe? Në këtë pikë ti duhet të jesh përgatitur për përgjigjen.
Më tej keni pesë mënyra të thjeshta si t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje me kujdes dhe në mënyrën e duhur, e kështu i mësoni fëmijëve diversitetin.
Këshilla e parë është të jeni të qartë dhe të sinqertë me fëmijën. Ata nuk gjykojnë, ndaj arsyetimi do jetë më i lehtë për t’u bërë. Fëmijët i besojnë çdo gjykimi që kemi ne dhe për sa kohë flasim siç duhet me ta, do ju japim mësimet e duhura.
Tema kaq delikate si diversiteti, të qenurit ndryshe dhe pranimi i këtyre ndryshimeve, duhen folur me shumë qetësi, njësoj si për çdo gjë tjetër. Thjesht do i përgjigjeni pyetjeve disa herë më shumë, por çdo gjë tjetër do shkojë mirë.
Duhet t’i tregoni fëmijës se çdo njeri, i madh apo i vogël është ndryshe nga çdo person tjetër. Mos harroni që çdo pyetje që bën fëmija, sado e rëndë të duket është pa tendencë, thjesht kuriozitet i hapur.
Për çdo pyetje, përgjigja duhet të jetë e thjeshtë dhe e përshtatshme për moshën e fëmijës. Nxite fëmijën ta pranojë personin përballë sado ndryshe të jetë duke e ftuar të bëjnë aktivitete të ndryshme bashkë. Edhe nëse një vajzë ka vetëm një dorë, duhet ta mësosh fëmijën të shohë më të mirën tek kjo veçori. Përshembull: Si mund të bëhen gjëra me një dorë?
Edhe pse janë të ndryshëm, njerëzit kanë shumë të përbashkëta. Mësoja edhe këtë fëmijës.
Mos e moho ndryshimin e personit përballë, vetëm përpiqu ta bësh të voglin të kuptoj se nuk ka asgjë të keqe tek ky ndryshim.