Si t’i zgjoni fëmijët lehtësisht nga gjumi?
Uleni gradualisht zërin e alarmit
Në vend që të vendosni alarmin me zë të lartë që fëmija të ngrihet direkt nga shtrati, vendosni këngën e tij të preferuar 15 minuta para se të ketë orarin e zgjimit. Kështu do të jetë më e lehtë për tu zgjuar.
Jepini një arsye të mirë për tu zgjuar
Tregojuni atyre se i pret mëngjesi i preferuar apo joshini duke u plotësuar disa dëshira të vogla.
Jepini përgjegjësi
Bëjini të kuptojnë se janë të rritur mjaftueshëm për tu kujdesur për veten. Dhe zgjimi në mëngjes është një nga gjërat që duhet ta bëjnë lehtësisht duke përcaktuar prioritetet e ditës. Kështu ata do të fillojnë të fitojnë autonominë e tyre.
Burimi: parenting.com
Përshtati: Kids’ Time