Si Tom Cruise hoqi dorë nga fëmijëria për t’u kujdesur për nënën dhe motrat

Me gjithë suksesin dhe magjepsjen që i rrethon të famshmit, shpesh harrojmë se ata janë njerëz, me sakrificat dhe dramat e tyre. Disave u është dashur të bëjnë sakrifica të mëdha dhe të kapërcejnë një fëmijëri të komplikuar për të arritur këtu ku janë sot. Një shembull i tillë është Tom Cruise, i cili duhej të rritej shpejt për t’u kujdesur për nënën dhe motrat e tij.

Përpara se të bëhej aktor, producent dhe atlet i suksesshëm, Tom jetoi një fëmijëri të vështirë. Atij iu desh të merrte përgjegjësi të rëndësishme në një moshë shumë të re dhe duhej të hiqte dorë nga fëmijëria për të mbështetur familjen.

Si Tom Cruise hoqi dorë nga fëmijëria për t'u kujdesur

Ylli i Top Gun lindi në Nju Jork në 1962. Djali i mësueses Mary Lee dhe inxhinierit Thomas Cruise, u rrit në një shtëpi me tre motra. Familja e tij shpesh shpërngulej për shkak të paqëndrueshmërisë së babait të tij që ndërronte punë vazhdimisht dhe kishte një karakter mjaft shpërthyes.

Tom nuk e ka pasur të lehtë as në shkoll. Gjatë fëmijërisë së tij, ndryshoi 14 shkolla të ndryshme dhe u diagnostikua me disleksi në moshën shtatë vjeçare.

Përfundimisht, kur ai ishte 11 vjeç, nëna e tij vendosi ta linte babain e tij dhe të shpërngulej me djalin dhe vajzat e saj në Kentaki. Meri u detyrua të kujdesej e vetme për katër fëmijët e saj dhe punoi deri në tre punë për të mbajtur shtëpinë.

Aktori kishte krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë me nënën e tij.

Fatkeqësisht, stresi dhe ngarkesa e punës ndikuan në shëndetin e saj, duke e bërë atë të kishte hernie diskale. Kjo do të thoshte se ajo nuk mund të kujdesej më vetëm për familjen e saj dhe i duhej njeri afër për ta ndihmuar në punët e përditshme.

Për një kohë, familja jetoi me ndihma ushqimore. Përveç kësaj, Tom duhej të piqej më shpejt se fëmijët e tjerë. Që në moshën 11-vjeçare, ylli i Mission Impossible filloi të punonte për të mbështetur nënën dhe motrat e tij. Djali shpërndante gazeta, kositte barin në shtëpitë e fqinjëve dhe bënte punë pastrimi, çfarëdo që mund t`i sillte të ardhura për familjen e tij.

Edhe pse marrëdhënia midis adoleshentëve dhe prindërve të tyre mund të kalojë përmes disa ulje-ngritjeve, ajo e Tomit dhe nënës së tij ishte ndryshe. Nëna ishte gjithmonë shoqja e tij më e mirë dhe ai i vuri në funksion të familjes të gjitha paratë e tij.

Si Tom Cruise hoqi dorë nga fëmijëria për t'u kujdesur

Që në moshë të re, Tom kishte treguar interes për aktrimin dhe ishte shumë i talentuar. Si një djalë i ri, ai do të bënte skena të vogla të humoristëve të tij të preferuar ose do të imitonte personazhe të animuar dhe audienca e tij më besnike ishte nëna e tij. Ishte pikërisht nëna që e shtyu të merrte pjesë në një shfaqe të shkollës, në gjimnaz.

Kur Tom ishte 16 vjeç, nëna e tij u martua përsëri, kështu që ai më në fund u ndje gati për të ndjekur ëndrrat e tij në industrinë e filmit. Në moshën 18 vjeçare, ai vendosi të shpërngulej në Nju Jork dhe i premtoi Marisë dhe njerkut të tij, Jack South, se pas 10 vjetësh, do të kishte një karrierë të suksesshme aktrimi. Ata të dy e mbështetën dhe nëna e tij u bë udhërrëfyesi në rrugën drejt suksesit.

 

Edhe sot e di se ishte nëna që i mësoi guximin dhe durimin për t`ia dalë mbanë.

Mary Lee ndërroi jetë në vitin 2017.

Share With:
Translate »
107 Views