Si zhvillohet procesi i shtatzanisë surrogate, avantazhet e metodës së njohur të kohës së fundit

Kur mbartja e një shtatzënie deri në fund nuk është e mundur për një grua, ajo mund të zgjedhë të ketë një bartëse zëvendësuese.

Ky proces mund të përdorë cilindo nga një sërë kombinimesh të vezës dhe spermës, në varësi të situatës dhe fertilitetit të palëve të përfshira, shkruan Pregnancy Info përcjell Gazeta Shneta.

Vezët mund të merren nga gruaja dhe të fekondohen in vitro, më pas të implantohen në nënën surrogate. Sperma e partnerit të gruas mund të inseminohet artificialisht në surrogat dhe të fekondojë vezën zëvendësuese.

Ndër përfitimet e këtij procesit shumë të njohur në vendet e zhvilluara, është se surrogacia është një përvojë përmbushëse, ku nënat janë pjesë e një grupi të fortë mbështetës dhe mund të përjetojnë përsëri ndjenjën e të qenurit shtatzënë.

Poashtu, nënat surrogate marrin një kompensim bujar material dhe janë të mbrojtur me ligj në bazë të zhvillimit të rrjedhjës së shtatzanisë.

Share With:
Translate »
180 Views