Sia adoptoi dy djem pasi i pa në një dokumentar

Sia e dinte që duhej ta birësonte e ta bënte djalin e saj që nga momenti kur e pa për herë të parë në televizor.

Në historinë e kopertinës së tetorit për Vogue Australia, muzikantja, 44-vjeçare tregoi vendimin e saj për të birësuar dy djem 18-vjeçarë vitin e kaluar, duke treguar se ideja i lindi pasi po shikonte një dokumentar.

“Jam e fiksuar pas televizorit dhe dokumentarëve. Aty e pashë dhe djalin tim”, tha Sia.

Këngëtarja e hitit “Together” dhe jo vetëm tregoi se ndjeu një lidhje të menjëhershme me djalin adoleshent pasi mësoi se ai nuk kishte familje.

“Unë sapo e pashë thashë: Çfarë? Si? Nuk ka askënd. O Zot. Unë do ta gjej dhe do të jem mamaja e tij. Dhe kështu bëra”, tha ajo.

Sia e kërkoi, e gjeti dhe në fund e birësoi atë dhe shokun e tij.

Ajo u ka ofruar sigurinë, strehën, mbështetjen dhe mbi të gjitha familjen.

“Janë një bekim. Ndihem sikur po jetoj në parajsë. Ata më kanë ndryshuar jetën”.

Share With:
Translate »
369 Views