Sidrit Bejleri rrëfen kush “ja ha zemrën” me të mira në shtëpi

Sidrit Bejleri është një nga emrat më me vlerë të muzikës sonë dhe një nga zërat më lehtësisht të identifikueshëm. Së fundmi ai ka publikuar projektin e radhës, një këngë dhe klip ndryshe që vjen si një dedikim për ekipin e Vllaznisë dhe për gjithë shkodranët e tij të dashur.

Kënga është pritur shumë mirë duke qenë se bëhen bashkë jo vetëm fansat e Sidritit, por edhe tifozët e ekipit shkodran. Muzika dhe teksti është bërë nga vetë ai e si shkodran që është, ky mbetet edhe ekipi i zemrës.

Sidriti ishte i ftuar sot në “Wake Up”, ku rrëfeu se ky është teksti më i vështirë që ka shkruar ndonjëherë.

“Teksti është ai që më ka lodhur më shumë nga të gjitha tekstet që kam shkruar ndonjëherë, sepse i imagjinova të gjitha, mallin, nostalgjinë, emocionin kur isha në shkallët e stadiumit. Unë jam thjeshtuar shumë, sepse unë nuk para bëj muzikë kaq të thjeshtë. Por duhej të shkoja deri në limite”, tha Bejleri

I pyetur se: “kush ta ha zemrën më shumë me të mira në shtëpi”, ai u përgjigj: “Ata të tre nuk ndahen nga njëri-tjetrin, por kjo e vogla tani për momentin është personazhi kryesor, sepse është akoma pa mbush 2 vjeçe. Ajo ka totalisht vëmendjen dhe nuk ka as xhelozi nga dy fëmijët e tjerë”.

Sidrit Bejleri rrëfen kush “ja ha zemrën” me të mira

Sidrit Bejleri rrëfen kush “ja ha zemrën” me të mira

Share With:
Translate »
529 Views