Siera, Kristina Baki tregon kuptimin e veçantë të emrit që ka zgjedhur për vajzën
Modelja Kristina Baki do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë. Ajo është në pritje të një vajze, emrin e së cilës e kanë menduar.

Kristina tregoi gjatë festës “baby shower” se e bija do të quhet Siera. Emrin ua ka sugjeruar gjyshi nga ana e babait.

Modelja ka zbuluar dhe kuptimin e emrit duke u shprehur: Në spanjisht do të thotë mal, në shqip “Si-era”. Ishte një emër i përshtatshëm për prindër që janë të frymëzuar nga natyra, që ne jemi.



