Siguroni fëmijët në makinë!

Neglizhenca e prindërve për të siguruar fëmijët në makinë ka detyruar Policinë Rrugore që të marrë masa dhe të ndëshkojë ata drejtues mjetesh apo mbikëqyrës të fëmijëve nën moshë që nuk përdorin sistem fiksimi të posaçëm.

Mospërdorimi i sistemit të fiksimit është një shkelje thotë policia pasi është shkak për aksidente rrugore, me pasoja fatale për jetën.

Nga kontrollet parandaluese për këtë shkelje, përgjatë 48 orëve të fundit, nga rrugorët e kryeqytetit janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe 12 pasagjerë në cilësinë e mbikëqyrësit së fëmijëve nën moshën 12 vjeç.

 

 

Share With:
Translate »
757 Views