‘Sikur po e përjetoj tani’, Xhensila tregon emocionet kur mori Ajkën për herë të parë në krahë

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ishte këtë të premte e ftuar te “Rudina”, ku rrëfeu të pathëna nga jeta e saj private dhe profesionale.

Gjatë intervistës, ajo kujtoi emocionet e para kur ka mbajtur Ajkën në krah pas lindjes. Xhensila u shpreh se i duket sikur e përjeton dhe tani atë ndjesi aq të bukur.

” E kam atë moment sikur po e përjetoj tani, është shumë e çuditshme, e kam ende atë ngrohtësinë e Ajkës kur ma sollën te faqja, ai momenti kur sapo erdhi tek unë, pushoi së qari. Në një moment e shkëputën nga unë dhe filloi prapë së qari dhe kur unë e afrova, pushoi vajza dhe aty kuptova se çfarë lidhje kanë nënë e bijë. Në fillim kam ndierë shumë dhembshuri, ndieja një dashuri që nuk e kuptoja, nuk e kisha përjetuar sigurisht dhe nuk e dija nga buronte, ndieja vetëm adhurim. Fëmija është bekimi më i madh, absolutisht, në jetë dhe unë i jam shumë falënderuese Zotit që më bekoi me këtë dritë”, tregoi këngëtarja.

Share With:
Translate »
235 Views