Silva Gunbardhi nënë për herë të dytë? Flet këngëtarja
Dafi dhe Silva Gunbardhi janë një çift shumë i dashur dhe për të cilët publiku ka gjithnjë kuriozitet të dijë mbi të rejat si nga ana profesionale, ashtu edhe nga jeta private. Dy këngëtarët që kanë realizuar shumë hite së bashku, janë prej shumë vitesh bashkë dhe fryt të dashurisë së tyre kanë një djalë. Ata janë prindër të një djali me emrin Dalvi, i cili padyshim u ka ndryshuar jetën

Por, a kanë në plan ata të zgjerojnë familjen? Kësaj pyetjeje Silva i është përgjigjur sot teksa ishte e ftuar në “E diell”. Këngëtarja tregoi se të afërmit i kërkojnë edhe një gocë, por tha se ende nuk ka ardhur momenti.
“Gjyshja na thoshte të bënim çun. Se kur nuk kishim fëmijë, gjithë pyesin: “Hë, kur do bësh?”. E bëra një djalë, i bëra qejfin gjithë Dibrës(qesh). Por nuk mjafton kaq. Duhet edhe një gocë. Fëmijët janë mrekulli. Kur ta ketë shkruar Zoti pse jo!”- tha ajo
/News31