Silva Gunbardhi rrëfen historinë me fëmijën e hedhur në kazanin e plehrave

Shumë artistë të estradës shqiptare bëjnë bamirësi, por nuk preferojnë që ta bëjnë publike. Të njëjtën gjë ka bërë dhe këngëtarja e muzikës së lehtë, Silva Gunbardhi, të cilës ia zbuloi këtë gjë moderatorja e “Why Not” në Ora News.

Gjatë bisedës, Roza Lati kërkoi të dinte dicka rreth bamirësisë që bën, prandaj Silva tregoi dy histori me fëmijë kur sapo ishte bërë nënë.

Silva Gunbardhi: Djali im lindi në muajin e tetë dhe për këtë arsye, u detyruan mjekët ta mbanin në reanimacion sepse duhet ta mbanin në vëzhgim derisa ti zhvilloheshin tamam mushkëritë. Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin braktisur prindërit. Gjithmonë Dalvit, ia vendosja qumështin te koka që nëse nuk isha unë aty, t’ia jepte infermierja. Një ditë nuk isha aty dhe më thotë infermierja me gjysmë zëri: “Silva, ta marr pak këtë qumështin e djalit tënd sepse nuk na ka ardhur ende furnizimi në spital.” Unë i thashë, të lutem merre komplet kutinë dhe dërgova Dafin ti blejë pampers, rroba, qumësht, i bleva dhe dy lodra.

Rasti i dytë ishte fëmija që hodhën tek kazani i plehrave, një vajzë që mbijetoi. E gjetën ata që hapën kazanët. Sapo mora vesh për atë vajzë, shkova direkt tek reanimacioni dhe asaj i bleva cdo gjë të nevojshme për një beb.

Share With:
Translate »
776 Views