Simptoma e re e Omicron që po shfaqet te fëmijët

Një simptomë e re e variantit të ri Omicron është shfaqur te fëmijët, sipas mjekëve britanikë.

Mjekt tregojnë se fëmijët pas infektimit me mutacionin Omicron kanë shumë skuqje dhe kishin njolla në fytyrë edhe në trup. Gjithashtu fëmijët e prekur vuanin nga lodhja, kishin dhimbje koke dhe humbjen e oreksit.

“Ne kemi pasur gjithmonë një grup të vogël pacientësh me COVID-19 që kishin skuqje, por deri në 15 për qind e fëmijëve që janë prekur me Omicron po shfaqin skuqje të pazakonta. Kështu që ne po fillojmë të mësojmë pak më shumë rreth virusit dhe po fillojmë të kujdesemi për të”, u shpreh mjeku për Sky news.

Kujtomë se varianti Omicron u zbulua fillimisht në Afrikën e Jugut dhe është cilësuar si variant shqetësimi nga OBSH.

Share With:
Translate »
240 Views