Sindroma e Hirushes: Vajza nëse keni këto komplekse me veten, jeni duke vuajtur pasojat e përrallave

Përrallat mund të na e zbukurojnë fëmijërinë, mirëpo nëse i marrim shumë seriozisht, ato mund të na shkaktojnë shumë dëme kur rritemi. Kompleksi i Hirushes është vetëm një ndër problemet me të cilat luftojnë femrat të cilat janë rritur duke u besuar përrallave.

Ja shenjat që tregojnë se edhe ti vuan nga kompleksi i Hirushes”

Pret që një mashkull të të shpëtojë

Në vend që për lumturinë tuaj të përpiqesh të luftosh vetë, pret që të shfaqet princi në kalë të bardhë, i cili do t’i zgjidhë të gjitha problemet. Kjo pastaj të bën të fillosh një lidhje ndërkohë që ke probleme të pazgjidhura.

Mendon që nuk je mjaft e mirë nëse je vetëm

Mund të jesh e bukur, e mençur dhe shumë e suksesshme, mirëpo nëse bashkë me këto cilësi ende ndihesh e paplotësuar, sepse nuk je në lidhje, -përfundimisht vuan nga ky kompleks.

Frikësohesh nga vetmia

Thjesht nuk mund të imagjinosh veten pa të dashur, prandaj shkon nga lidhja në lidhje dhe shmang periudha të gjata pa të dashur. Më shumë dëshiron të jesh në një lidhje, e cila nuk funksionon sesa të mos kesh askënd aty.

Nuk di si të sillesh kur dikush të lavdëron

Komplimentet dhe lavdërimet i pranon me turp, por njëkohësisht mund të marrësh përgjegjësinë për gjërat për të cilat ndoshta nuk je fajtore.

Nuk di çfarë të bësh pa partnerin

Shpesh imagjinon që jeta jote do të ishte e tmerrshme pa të, kjo në fillim mund të tingëllojë romantike, mirëpo nëse mendon se nuk do të dish të jetosh pa dashurinë e tij, kjo shpesh do të thotë që ke vetëbesim të ulët.

Share With:
Translate »
149 Views