Sindroma e vezoreve policistike, simptomat dhe rreziqet që sjell gjatë shtatzënisë
Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) është një çrregullim endokrin dhe një ndër shkaqet e zakonshme të infertilitetit tek gratë.
Tek kjo sindromë, hormonet që ndikojnë në sistemin riprodhues janë anormale, duke çuar kështu në ovulim të parregullt shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme të sindromës së vezoreve policistike përfshijnë:
-Rritja e vazhdueshme e qimeve,
-Akne,
-Amenorrhea (mungesa e ciklit menstrual)
-Obeziteti
Shtatzënia dhe sindroma e vezoreve policistike
Foshnjet e lindura nga gratë me PCOS kanë një rrezik në rritje dhe disa komplikime, duke përfshirë:
-Diabeti gestacional,
-Hipertensioni,
-Preeklampsia,
-Lindje e parakohshme
Arsyja që ndërlidhet me këto rreziqe mund të vijë nga mbipesha apo rezistenca ndaj insulinës.