#sistergoals, shpërthejnë fotot e motrave shtatzënë!
Kylie Jenner solli në jetë një vajzë më datën 1 të këtij muaji, e lajmi tashmë ka pushtuar mediat e huaja, dhe jo vetëm. Duke qenë se e mbajti të fshehtë deri në fund shtatzëninë, lajmi zyrtar i ardhur nga vetë Jenner për lindjen e së bijës i la të gjithë gojëhapur. Kaq mjaftoi që vetë klasin Kardashian/Jenner të rendnin pas urimeve në mënyra nga më të ndryshmet.
Këtë herë, ka qenë radha e Khloe për t’i dedikuar disa fjalë të ëmbla së motrës. Fillimisht, ajo postoi një foto ku shihet krah Kylie-t, e të dyja kanë pozuar me barkune rrumbullakosur të zbuluar. Nuk do mend që ndjekësit e familjes së famshme në Amerikë tashmë po merren vetëm me këtë imazh të caktuar, ndërsa as fjalët e Khloe nuk mbeten mbrapa.
“Urime, Kylie im e ëmbël! Çfarë rrugëtimi magjik ka qenë ky i yni! Do më mungojë të bëjmë garë me barkun e fryrë. Kurrë nuk më shkonte mendja se do ta bënim bashkë këtë, por ka qenë edhe më e veçantë vetëm prej kësaj rastësie që ndodhi. Zoti është i mrekullueshëm! E kishte në plaet e Tij përgjatë gjithë kësaj kohe! Të dua, mamushe vogël. Shumë dashuri, mami i madh”, kanë qenë këto fjalët e Khloe, e kjo ka qenë mëse e mjaftueshme për një dedikim të denjë për të motrën. Kjo është lindja e dytë në klanin Kardashian/Jenner, pas ardhjes në jetë të Chicago, fëmijës së tretë të Kim dhe Kanye. Tashmë, 2018-ta do të presë edhe një tjetër vogëlush në jetë, e të gjithë sytë janë kthyer nga Khloe.