Situatë e rëndë në studion e “Ftesë në 5”? Moderatorja Bieto Sulo shpërthen në lot
E ftuar në “Ftesë në 5” në Top Channel pasditen e sotme ishte stilistja e njohur Lira Koçi.
Edhe njëherë me rrëfimin për djalin e saj Xhinon, që u vetëhodh nga spitali i Sanatoriumit pas infektimit me Covid, Lira na preku të gjithëve.
Lotët gjatë emisionit nuk mundi t’i mbante as moderatorja Bieta Sulo, e cila e falenderoi për forcën që tregoi Lira në këtë moment të vështirë duke dalë në televizor.
Ndërkohë Lira pohoi, edhe ajo në lot, duke thënë se “do vazhdojë të qëndrojë e fortë për Xhinon e saj”.

