Sizmiologu Ormeni: 297 goditje tërmeti nga dje, por a priten të tjerë tërmete?
Rreziku i tërmeteve ka kaluar pas lëkundjes së fuqishme të parë pasditen e djeshme me 5.8 ballë, por priten sërish lëkundje, e fundit e raportuar në orën 08:30 me shkallë të zovgëluar 3.2 ballë. Sizmiologu Rrapo Ormeni në lidhje telefonike me News 24 thotë se që prej pasdites së djeshme, janë regjistruar gjithësej 297 goditje. Nga ora 12 e natës janë regjistruar 87 goditje, por me magnituda të vogla.
‘Goditja kryesore ka kaluar, goditje pas goditjeve do të kemi, por nuk do të jenë të rrezikshme”. Ormeni tha: Lëkundjet vazhdojnë me ditë, edhe me javë, por në rënie nga intensiteti. Madhësia e tyre vjen duke u zvogëluar. /Tiranapost.al