Skandali në Angli, prindërit krijojnë imazhe me AI të abuzimit seksual me fëmijët e tyre

Një 27-vjeçar është dënuar me 18 vite burg në atë që u quajt një proces historik dhe që tronditi Anglinë e jo vetëm.

Ngjarja ka ndodhur në Bolton, Angli, ku i riu Hugh Nelson, përdorte imazhe të fëmijëve të mitur, dhe duke përdorur më pas Inteligjencën artificiale krijonte foto të të miturve duke u abuzuar seksualisht apo në pozicione eksplicite.

I riu ka rrëfyer para gjykatës se shpesh fotot silleshin nga baballarë, xhaxhallarë apo të afërm të viktimave.

Gjatë një periudhe 18-mujore, Nelson pranon se ka fituar rreth 5000 £ nga shitja e këtyre imazheve.

 

 

Në disa raste, Nelson edhe i inkurajonte porositësit e imazheve që të përdhunonin dhe sulmonin seksualisht fëmijët.

Ky nuk është rasti i parë që pedofilë dërgohen në burg për përdorimin e Inteligjencës artificiale për të krijuar imazhe të abuzimit me fëmijët.

Megjithatë, në rastin e Nelson-it, policia ishte në gjendje të lidhte imazhet e gjeneruara me fëmijë realë.

Nelson, i cili nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm, u arrestua në shtëpinë e tij familjare në Egerton, Bolton, në qershor të vitit të kaluar dhe i tha policisë se kishte një interes seksual kryesisht për vajzat rreth 12 vjeç.

Share With:
Translate »
64 Views