“S’kisha bukë për të ngrënë”, reperi shqiptar rrëfen fëmijërinë e vështirë
Reperi Labinot Gashi, i njohur ndërkombëtarisht thjesht si Gashi, ka folur në një intervistë të fundit më shumë për origjinën e tij shqiptare. Ai ka lindur në Tripoli të Libisë dhe familja e tij ka jetuar në 24 vende të ndryshme të botës para se të vendoseshin në Brooklyn kur ai ishte 11 vjeç. Ai konifrmoi se ka lindur në Tripoli, por theksoi se prindërit e tij janë nga Kosova.
Duke rrëfyer më shumë për fëmijërinë e tij, Gashi tha se familja e tij ka pasur probleme të mëdha ekonomike dhe ai madje është detyruar të mbledhë ushqim.
“E urreja të shkoja në shtëpi. Ishte gjëja më e keqe. Kam punuar kopshte nga e hëna deri të enjten. Kam punuar në kopshte edhe në gjashtë ndërtesa të tjera. Unë dhe babai i im mbanim nga gjashtë punë”, tha ai. “Të gjithë njerëzit qeshnin me mua, por unë isha ai.”