Skllave seksi e babait të saj, vajza lind 8 fëmijë të të atit

Një baba ka dalë në gjyq dhe po gjykohet për përdhunimin e vajzës së tij, të cilën e ka mbajtur për 20 vite si skllave seksi dhe është babai i tetë fëmijëve me vajzën e tij. Rasti i tmerrshëm ka ndodhur në Argjentinë dhe autori është identifikuar si Domingo Bulacio 56 vjeç. Analizat e ADN-së konfirmuan se ai është babai i 8 fëmijëve si rezultat i përdhunimit të vajzës së tij. Bulacio u arrestua në Janar 2016 pasi i ishte arratisur policisë për 45 ditë. Ai qëndronte i fshehur 30 miljë larg vendlindjes së tij në veri të Argjentinës qëndrore. Tashmë ndaj tij zhvillohet seanca gjyqësore për krimin e tmerrshëm. Vajza e tij i ka thënë autoriteteve se ka lindur tetë fëmijë nga përdhunimet e babait të saj, të cilën e mbajti për plot 20 vjet si skllave seksi. Sipas mediave lokale, vajza ishte braktisur edhe nga mamaja e saj, e cila thuhet se ishte dhunuar dhe abuzuar fizikisht nga bashkëshorti, Domingo Bulacio. Gjashtë nga tetë fëmijët e vajzës së përdhunuar jetojnë në konviktin e një shkolle në Santiago del Estero. Nuk ka informacione të mëtejshme rreth vajzës së abuzuar, ndërsa emri i saj nuk është bërë publik. Seanca e ardhshme gjyqësore ndaj Domingo Bulacio është shtyrë për javën e ardhshme. /tvklan.al

Share With:
Translate »
726 Views