“S’mund t’i lë jetimë 3 fëmijët” Letra drithëruese e nënës që kërkon ndihmën e shqiptarëve

Gruaja që shihni në foto quhet Erkanda Kotrri, nënë e tre fëmijëve. Erkanda jeton me një barrë të madhe prej mëse një viti, kohë në të cilën ajo u diagnostikua me një sëmundje të rëndë (kancer, limfoma).

Erkanda i është drejtuar me një thirrje të ndjerë shqiptarëve, pasi sëmundja do ta konsumojë nëse ajo nuk niset urgjentisht për kurim jashtë shtetit. Nënë e Muhamedit 12 vjeçar,  Ensarës 10 vjeçe dhe Nisrinës 4 vjeçe, Erkanda lutet për ndihmë, pasi shqetësimi i saj kryesor janë pikërisht fëmijët.

Letra

Mos mi lini femijet jetim!

Une jam Erkanda nga Shkodra nene e tre femijeve. Do t’u lutesha motrave dhe vellezerve, qytetareve te dashtun te Shkodres dhe gjithe shqiptareve ane e mbane botes ta shperndanin kete status.

Jeta ime eshte nga me te veshtirat qe mund keni lexuar dhe po mos te ishte per femijet, nuk do ta publikoja, por keto jane sprova te Zotit…

E rritur mes dhimbjesh por me forcen qe te jep besimi i kemi perballuar, kam duruar kur humba motren e cila ishte vetem 17 vjec nga nje semundje e rende. Kam duruar kur humba babain, kam duruar kur humba motren tjeter te re ne moshe dhe la kater femihe jetime. Nenen qe kam ne shtepi eshte e semure me karroce, e shpirti im e di sa ka vuajtur gjate kesaj kohe.

Por sot po ju drejtohem me zemer ne dore mos mi lini femijet jetim..

Prej nje viti e gjysem jam diagnostikuar me kancer limfome stadi katert agresiv. Ketu shpresat jane te pakta dhe e vetmja shprese eshte kurimi jasht shtetit por qe shuma eshte e paberballueshme per mua dhe familjen time te vrare nga hallet.

Muhamedi djali im 12 vjecar i duhet te kujdeset per motrat e vogla, Ensaren 10 vjec dhe Nisrinen 4 vjec. Nuk ka dite qe krevatin tim nuk e lajne me lot, e keta femije jane forca ime qe sot po ju shkruaj juve. Dua si cdo nene te jetoj sa te rriten, vetem kete deshire kam, ndaj me lot ne sy ju lutem me ndihmoni, mos t’i lej jetime.

Ne bote ka shume vuajtje, une jam nje prej tyre dhe sa here shoh femijet them: “Mami do te jetoje vetem per ju” ata jane forca qe me mbajne gjalle…

E di qe mbase jo te gjithe do te kene mundesi te me ndihmojne, por dhe nje shperndarje, nje lutje qe te sherohem eshte shume per mua, ju lutem motra e vellezer per hater te Zotit t’i rris femijet se ata do ta kerkojne nenen e tyre si cdo femije tjeter…

Me respekt motra juaj

Erkanda Kotrri

Share With:
Translate »
95 Views