S’na e priste mendja! Ky është pseudonimi i përdorur nga Shakira dhe fëmijët e saj për Clara Chia

Problemet mes Shakirës dhe Gerard Pique duket se nuk kanë fund pas ndarjes së tyre në qershor 2022. Këngëve që kolumbiania i ka kushtuar kohët e fundit, i referohen në mënyrë të veçantë Clara Chia-s, e dashura e Pique.

Sipas medias spanjolle ‘Prensa Libre’, në shtëpinë e këngëtares në Majami, Clara nuk quhet Clara Chia dhe as e dashura e Pique -s, por ajo përmendet si “punonjësja e babit”. Sipas mediave, kjo është një mënyrë nënçmuese që iu është referuar 24-vjeçares.

Kujtojmë se në ndarje, Shakira përfshiu një klauzolë në të cilën dy fëmijët e saj nuk mund të jenë në prani të Chia-s kur kalojnë kohë me Pique, gjë që ish-futbollisti nuk e ka pasur të lehtë ta zbatojë. Pikërisht për këtë çështje fundjavën e kaluar Gerard mori pjesë në dasmën në Katalonjë të Tamara Falco me Milanin dhe Sashën si shoqërues, duke mos marrë me vete partneren e re.

Që nga përfundimi i marrëdhënies së saj me fituesin e Kupës së Botës 2010, Shakira ka publikuar gjashtë këngë: “Te Felicito” dhe “Monotonia” në 2022 dhe “Music Session 53” me Bizarrap, “TQG”, “Acrostico” dhe më e fundit: “Copa Vacia” pak javë më parë.

Në secilën prej tyre, ndjekësit kanë kuptuar se teksti ka lidhje me Pique dhe me tradhtinë.

Share With:
Translate »
107 Views