Sofia e Arian Çanit poston për herë të parë foton e vajzës

Nuk ka kaluar më shumë se një muaj, nga dita kur statusi dhe jeta e saj ndryshuan përgjithmonë! Ish velina bukuroshe e Arian Çanit, Andonia Dobi, e cila u bë mami për herë të parë muajin e kaluar, siç duket ka rënë edhe ajo në “kurthin” e vanitetit për të postuar sa më shumë foto të vogëlushes së saj.

Por, deri dje ne nuk e kishim njohur me fytyrë të bijën e modeles simpatike, e vetëm sot ajo ka menduar që të na surprizojë të gjithëve. Teksa ndodhet me pushime në Itali, destinacioni ku ajo ka vendosur të kalojë disa ditë të qeta dhe larg zhurmës dhe zhegut përvëlues të kryeqytetit, Andonia na ka njohur për të parën herë me fytyrën e vajzës së saj.

Princesha  e vogël, duket e qetë në kraharorin e të ëmës, teksa lumturia e mamit më të re të showbiz-it shqiptar lexohet qartazi në portret!

Share With:
Translate »
941 Views