Sophie Turner fotografohe në Britani me vajzat, pas marrëveshjes me Joe Jonas
Aktorja Sophie Turner dhe ish-bashkëshorti i saj, Joe Jonas, kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e vajzave të tyre.
Kështu ajo u kthye në Britani së bashku me vajzat, Willa, 4 vjeçe dhe Delphine, 2 vjeçe.
Pas një beteje të ashpër ligjore që nisi pas divorcit të tyre në 2023, dyshja fillimisht kishin deklaruar se do të ndanin kujdestarinë.
Konflikti u ashpërsua kur Turner paditi Jonas për mbajtjen e paligjshme të fëmijëve në SHBA.
Tani, burime pranë familjes konfirmojnë se aktorja ka nisur kërkimin për shkolla në Mbretërinë e Bashkuar për vajzat e saj.
Ndërkohë, Jonas ka shitur shtëpinë e tyre në Miami dhe ka mbetur në SHBA.
Pas ndarjes, Turner ka gjetur dashurinë me Peregrine Pearson, trashëgimtarin e Viscount Cowdray.