Sot 2 vdekje nga COVID-19! Shënohet shifra më e lartë e të infektuarve që nga marsi!

Është shënuar numri më i lartë ndonjëherë i të infektuarve ditorë me COVID-19, pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka shkuar në 117 raste.

Numri rekord i testimeve në total 585 rrjedhimisht solli edhe numrin e lartë të atyre që rezultuan pozitivë. Ndërkohë, dy persona kanë humbur betejën me koronavirusin, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan. Situata në spitalin Infektiv në QSUT vijon që të paraqitet e rënduar, teksa në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85, 10 në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)

Testime totale                  32938

Raste pozitive                  3571

Raste të shëruara            2014

Raste Aktive                    1462

Humbje jete                     95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   635

Durrës                  218

Shkodër               186

Vlorë                     108

Lezhë                    75

Kukës                    47

Berat                     41

Korçë                    40

Elbasan                 35

Fier                       33

Gjirokastër            24

Dibër                     20

Share With:
Translate »
839 Views