Sot do festonte 60-vjetorin e lindjes, vajza e Kasem Hysenbelliut përlot me dedikimin për të atin
Sot do të festonte 60-vjetorin e lindjes, por Covid-19 i ndërpreu jetën në mes.
Themeluesi i Fax News, Kasem Hysenbelli, i ndarë nga jeta më 5 dhjetor 2020, kujtohet sot nga vajza e tij, Ina, e cila i ka dedikuar disa fjalë të ngrohta të atit që nuk jeton më.

Kasem Hysenbelli ndodhej në Turqi ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID-19.
Hysenbelliu ishte themeluesi i Fax News dhe Faxweb.al, grupit mediatik që hyri në treg në vitin 2017, ndërsa më herët ka drejtuar News24, Panorama Group dhe Balkanweb.