Sot do të ishte ditëlindja e Xhevdet Ferit, e bija poston videon prekëse

Artisti Xhevdet Feri do të bënte sot 61 vjeç. Nipi i tij i vogël, që po rritet shpejt, do ta kishte ndihmuar të frynte qirinjtë, meqë siç Bora, vajza e tij zbulon, ai nuk i kishte shumë qejt ditëlindjet.

“Ditëlindja jote e 61-të sot babo. Whatever është kuptimi i saj tani që s’je më. Jo se i kishe ndonjë qejf kush e di, por delikatesave tona për ta kujtuar nuk i thoshe asnjëherë jo. Kush e di, do kishe ndryshuar mendim tani që do të të ndihmonte Marloë t’i fryje qirinjve. We miss you dhe duke gërmuar nëpër video I realized sa më ka marrë malli për zërin tend që dilte nga kraharori”, shkruan Bora

Statusin e shoqëron me një video, nga një festë e kohës kur ishin bashkë. Në sfond dëgjohet zëri i aktorit teksa stafi i një restoranti diku jashtë Shqipërie i jep një kek e qirinjtë për të fryrë. Edhe aty duke sikleti i tij, fiks siç Bora e përshkruan, teksa i thotë kamerieres se festat e ditëlindjeve janë për fëmijët më shumë sesa për moshën e tij.

Ta mendosh që edhe kur iku, ishte ende i ri.

Share With:
Translate »
220 Views