Sot Duam mbush 1-vjeç dhe dhurata e mami Miriamit është një këngë

Kënga “Dhurata” që iu kushtua Amelisë, vajzës së madhe të çiftit Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, u bë refren në çdo familje që kishte një vajzë!

Por si sot një vit më parë, familjen e gëzoi edhe një vogëlush që mori emrin Duam, si titulli i këngës që mami dhe babi e kënduan ditën e dasmës, kur ai po rritej brenda barkut të Miriam.
Sot në ditëlindjen e tij të parë, nuk kishte si të mungonte një dhuratë e tillë!


Kur ke prindër dy artistë, një këngë është dhurata më perfekte e personalizuar që mund të marrësh.
Jemi të sigurt që “Sa shumë të dua” do ta sfidojë “Dhuratën” dhe do të bëhet refren i familjeve me fëmijë.


Gëzuar ditëlindjen Duam, jetofsh sa muzika!
/Kids’Time/

Share With:
Translate »
2053 Views