“Sot është një ditë speciale”, Thierry përkujton përvjetorin e martesës me Hueyda El Saied

Me një postim në rrjetet sociale, Thierry, bashkëshorti i Hueyedës ka përkujtuar përvjetorin e tyre të parë të martesës.

“Hueyda dashuria ime, faleminderit që je gjithmonë në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës.

Kështuqë gëzuar ylli jonë, na mungon thellësisht shumë, por kemi një zemër të madhe për ty. Të duam shumë dashuria ime. Gabriel dhe Thierry”, është shprehur ai.

Pas humbjes së jetës të Hueydës, Thierry pohoi publikisht se ishte shumë i lumtur që kishte një dhuratë të madhe nga dashuria e tij, Hueyda, djalin e vogël Gabriel për të cilin do kujdeset gjithmonë.

 

 

Balerina dhe moderatorja, Hueyda El Saied, ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë.

Artistja e dashur për publikun shqiptar jetonte prej vitesh në Luksemburg, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Sipas informacioneve paraprake, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit, duke i shkaktuar vdekjen.

Artiste me profile të ndryshme, nga baleti te moderimi, arti pamor dhe aktrimi, ajo njihej nga publiku i gjerë për programe si “Dymbëdhjetë Vallëzime pa një të shtunë”, “Një këngë për ty”, “Netët e Klipit Shqiptar” dhe “Në restorant”. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivale të ndryshme të muzikës, si “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”.

Share With:
Translate »
167 Views