‘Sot i kërkoj falje…’, Luizi na prezanton me personin që i mësoi muzikën në fëmijëri

Luiz Ejlli është rikthyer në vitet e fëmijërisë dhe na prezantoi me një nga kujtimet e tij më të bukura. Në një postim në Instastory, ai publikuar foto me një murgeshë në Shkodër, e cila mesa duket i ka dhënë mësimet e para në muzikë.

Më mësoi që të këndoja dhe sot i kërkoj falje për sherret që bëja në ato kohë”, ka shkruar ai në foton e vitit 1997.

Këngëtari së fundmi është angazhuar me xhirimet e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’, për të cilën nuk kemi ende një datë publikimi. Megjithatë, Ejlli nuk nguron të ndajë shpesh me ndjekësit e tij pjesë nga prapaskenat me aktoren Olta Gixhari, të cilët thuhet se janë personazhet kryesore të filmit.

Share With:
Translate »
61 Views