Sot kanë dy fëmijë, Florian Binaj rrëfen arsyen pse nuk i ka propozuar bashkëshortes duke iu ulur në gjunjë
Florjan Binajn e njohim të gjithë si aktorin që na shoqëron të dielave me personazhet që tashmë janë bërë shumë të dashur për publikun. Por shumë pak njerëz e dinë si është Flori në jetën e tij. Ai është i martuar me Sadinën dhe kanë dy fëmijë, Krenën dhe Glaukun. Në një intervistë për “Bordo”, Flori ka treguar për historinë e dashurisë me Sadinën, me të cilën është njohur në Liceun Artistik.

“Nisi si çdo histori dashurie. U pëlqyem që në shikimin e parë, madje unë mendoja se na kishin sjellë të dyve në atë shkollë pikërisht për këtë qëllim, që ne të ishim bashkë! Ndodh që krijon në kokë një stereotip të personit që do të kalosh jetën dhe ‘fap’, të del përpara! Besoj ishim të dy me fat që gjetëm njëri tjetrin”, -është shprehur Flori.

Ndërsa ka vazhduar të tregojë se ai nuk i ka propozuar bashkëshortes duke iu ulur në gjunjë dhe ata nuk kanë bërë një dasmë, pasi vendimi për të kaluar jetën me dikë është më i rëndësishëm se unaza apo gjunjëzimi: “Nuk duhet unaza dhe gjunjëzimi për të kërkuar të kalosh jetën me dikë, duhet thjesht guxim, dëshirë dhe shumë dashuri! A i janë ulur në gjunjë baballarët tanë nënave tona? Kjo është një modë që hyri pas vitit 90. Madje arsyeja pse shumë çifte ndahen është sepse duan më shumë gjestin e gjunjëzimit dhe unazën e shtrenjtë, sesa përgjegjësia që sjell ky vendim!”