“Sot më theve zemrën”, Adrola Dushi humb personin e shtrenjtë të familjes

Sot është një ditë e hidhur për modelen Adrola Dushi, pasi ajo ka humbur një person të shtrenjtë të familjes.

Vetë Adrola e ka dhënë këtë lajm të hidhur në rrjete sociale, duke treguar se ka humbur gjyshen e saj.

Me një postim në InstaStory, Adrola na i theu zemrat me fjalët që i dedikoi të ndjerës.

“E di që kam qenë çdo natë pjesë e lutjeve të tua, por sot më theve zemrën. Pusho në paqe! Do shihemi sërish gjyshe!”- shkruan ajo.

Momentalisht, Adrola ndodhet në Shtetet e Bashkuara, atje ku ka edhe familjen e saj. Ajo është zhvendosur prej kohësh në këtë vend për të vazhduar jetën me të birin, Troin dhe për të ndjekur karrierën si modele.

Megjithëse këto kanë qenë kohë të vështira për të, Adrola tregoi se 2020-ta që lamë pas ishte viti i realizimit të dëshirës së saj më të madhe. Ajo tregoi se më në fund kishte fituar vetëbesimin që i mungonte dhe kishte nisur ta shihte sërish veten me dashuri.

“Pas disa vitesh goxha të trazuara në jetën time dhe që shpesh jam ndjerë sikur kam humbur veten, më në fund kam arritur ta rishoh veten në pasqyrë me dashuri dhe respekt”.

Share With:
Translate »
425 Views