Sot në pritje të ëmbël por Shpati dhe Selvija i paskan shkëputur marrëdhëniet për një vit

Një njohje si në filmat romantikë ka qenë ajo e Shpat Kasapit dhe Selvijes, të ftuar në studion “Rudina” në Tv Klan. Selvija rrëfen se është habitur nga thjeshtësia e Shpatit pasi televizioni i tregon ndryshe njerëzit, ndërsa për Shpatin i është dukur se Selvija ishte shpirti i tij binjak.

Pas një viti shoqërie, rrugët e tyre u ndanë për t’u ritakuar sërish dhe kësaj here, për ta gjetur njëri-tjetrin më shumë se shokë.

Rudina Magjistari: Po për t’u njohur si ka ndodhur, cili ka qenë momenti i parë?

Selvije Kasapi: Nuk e dija se Shpati është djalë kaq i thjeshtë, televizori gënjen shumë në mënyrën që është mendjemadh apo i paarritshëm dhe unë mendoja që isha shumë e thjeshtë, grimierë, bëja punën time. U kontaktova nga menaxheri i Shpatit or grimiere në videoklip, shkoj aty, të gjithë ishin rregulluar, kurse Shpati është ai që ngel për në fund. Dhe i thashë “hajde se erdha, më paguan s’më paguan të të grimoj ty” dhe filloi një shoqëri shumë e sinqertë, pa kushte.

Selvije Kasapi: Kemi mbajtur komunikim, kemi dalë për kafe, por gjithmonë në bazën e shoqërisë dhe më vjen mirë që gjëja e parë që më ka rënë në sy te Shpati në lidhjen tonë është që nuk ka dhënë premtime. Njiheshim, por unë si femër kërkoja pak siguri. Shkoja në shtëpi dhe shihja gazetat.

Shpat Kasapi: Atë e kam mësuar nga politika unë. Rregulli i parë është mos jep premtime.

Selvije Kasapi: Aty më ka dhënë siguri, me të vërtetë është djalë që kur vendos, vendos dhe pastaj vendosi.

Rudina Magjistari: Po për ty Shpat, si ka qenë momenti, se mësuam situatën si jeni takuar. Kur e pe për herë të parë, çfarë mendove?

Shpat Kasapi: M’u duk kjo vajzë sikur e njihja prej kohës, sikur është lloji im. Filluam të kishim kimi, flirte, më pas duke dalë, duke shëtitur.

Rudina Magjistari: Fillove ti t’i shkruaje i pari?

Shpat Kasapi: Po s’ka rëndësi tani.

Rudina Magjistari: A paska filluar Selvija e para, të ka ngacmuar ajo.

Shpat Kasapi: Ngacmime kemi bërë të dy kohë pas kohe.

Selvije Kasapi: Ka ecur shumë natyrshëm.

Rudina Magjistari: Më pas, a pati një propozim mes jush, përpara se ta bënit, kur e fitove ti atë sigurinë që të mund të dilje më pas nëpër portale e programe televizive?

Selvije Kasapi: Domethënë, nuk e kishim planifikuar të dalim nëpër portale. E doja lidhjen shumë private, në qetësi sa të njiheshim sepse ishim në fillim. Kemi pasur një vit lidhje shoqërore, as nuk më jepte ndonjë shenjë se më pëlqen, as nuk i jepja.

Selvije Kasapi: I shkëputëm marrëdhëniet për një vit më duket, unë vazhdova rrugën time, Shpati vazhdoi të tijën.

Rudina Magjistari: Pra, pati një provë të vogël për ju të dy? A u zutë për diçka, pati ndonjë gjë?

Selvije Kasapi: Jo nuk u zumë, ishim shokë, por secili vazhdoi rrugën e tij dhe një ditë u takuam shumë rastësisht në Shkup, unë e shoh dhe them “A është Shpati” dhe nuk dija si të sillesha dhe sa më pa Shpati, më përqafoi dhe më tha që nuk e kam ditur që më ke munguar kaq shumë.

Prej asaj kohe, të dy vendosën t’i pëkushtoheshin tërësisht njëri-tjetrit dhe siç shprehen Shpati e Selvija, gjithçka tjetër rrodhi krejt natyrshëm.

Share With:
Translate »
170 Views