Sot një nga vajzat më të bukura të ekranit, jeni kuriozë të shihni si ka qenë Nevina Shtylla e vogël?
Nevina Shtylla është padyshim një nga vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare dhe sigurisht një nga moderatoret më të dashura të publikut.
Prej kohësh ajo është pjesë e “E diell”, ku na ëmbëlson çdo të dielë me buzëqeshjen dhe finesën që e karakterizon.
Mbrëmjen e sotme, Nevina ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku ndër të tjera i është kërkuar të ndajë me fansat një foto nga fëmijëria.
Në foton e publikuar prej saj, shihet pranë një motori, teksa mban një fjongo të kuqe në kokë. Ajo që na bëri përshtypje është fakti se Nevina në fëmijëri paska qenë pakëz “buçko”.
Megjithatë, moderatorja ka qenë që në fëmijëri shumë e bukur dhe pas kësaj fotoje e kuptojmë se ka një bukuri të lindur.
![]()
