“Spice Girls”, me film të animuar, edhe Victoria është “OK”

Njoftimi për ribashkimin e “Spice Girls” erdhi në fillim të vitit 2018, rreth 25 vjet pas formimit të grupit, por Victoria Beckham nuk pranoi të jetë pjesë. Për një projekt të ri, me sa duket Posh është “OK”.

Menaxheri i tyre, Simon Fuller deklaroi se vajzat do të jenë protagoniste të një filmi të animuar: “Do të ketë shumë gjëra interesante”. Në këtë rast, ka pranuar dhe Victoria, duke firmosur kontratën për projektin që do ta paraqesë së bashku me koleget në versionin e animuar.

Ndërkohë, “Spice Girls”, Melanie Brown, Emma Bunton, Geri Horner e Melanie Chisholm, kanë shtuar data të tjera në turneun nëpër stadiume, duke startuar nga “Cardiff”, më 27 maj.

Share With:
Translate »
690 Views