Spiderman-i kinez ngjitet në pallat për të shpëtuar foshnjen

Një ushtar në pension, i cili u ngjit pesë kate si ‘Spider-man’ për të shpëtuar një djalë në Kinë është bërë shumë i njohur duke fituar pëlqimin e të gjithëve.

Zhan Xin ka bërë një gjest heroike. Dje, ai u ngjit në katin e katërt të një ndërtese për të kapur një fëmijë 2 vjeç që kishte mbetur mes dritareve.

Ai është krahasuar me emigrant nga Mali që u ngjit në katin e katërt të një pallati për të shpëtuar jetën e një fëmije në Paris para dy javësh.

Heroi kinez është ngjitur duke u kapur në grilat e dritareve për të arritur djalin e vogël që ishte lënë në kujdesin e gjyshes së tij. Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit Huaihua në provincën Hunan.

“Nxitova të ngjitesha duke u kapur në grila. E pashë fëmijën duke qarë ndërsa përpiqej të shpëtonte veten. Kam shërbyer në ushtri për dy vite. Instikti më tha se duhet të shpëtoj djalin”, tha Zhang.

 

Share With:
Translate »
691 Views