Spiropali: Kur isha fëmijë qaja po të merrja nëntë, nuk haja bukë
Ka startuar mbrëmjen e sotme, në ketë fillim viti (2 janar 2021) formati më i ri televiziv në ekranin gjeneralist të RTV Ora, EXPULS, një program nga Ronaldo Sharka.
E ftuara e parë dhe speciale e kësaj puntate e mbushur me surpriza dhe emocione, ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila në fillim të intervistës, pyetur nga moderatori Ronaldo Sharka, foli për femijërinë e saj, ku ndër të tjera tregoi se ka qenë fëmijë shumë i mbarë, madje edhe në shkollë:
“Kam qenë femijë shumë i mbarë, mund të them. Qaja po të merrja nëntë, po më rrinte mendja ama, nuk vija gjumë në sy, nuk më hahej bukë. Lexoja shumë dhe kishte raste kur mami im kalonte në atë dhomën ku unë isha duke lexuar, bërë detyrat dhe më thoshte t’i hiqja librat e të pushoja. Unë kam pas një pasion për leximet politike, që 16 vjeç jam larguar nga Shqipëria për të studiuar në kolegjet e botës së bashkuar, në Kanadanë perëndimore, dhe isha te “Qemal Stafa” në atë kohë, fitova bursë, ishin 5 të tilla në të gjithë Shqipërinë. Në atë kolegj m’u kultivua dëshira për të lexuar shumë politikë, histori” – u shpreh Spiropali, duke treguar kështu edhe dëshirën e hershme që lidhet me angazhimin sot në politikë.
Ndiqni intervistën e plotë për më tepër: