“S’po më pritet me t’i pa sytë”/ Bardhi, dedikim të ëmbël bebushit
Bardhi dhe Sara Gjordeni po shijojnë periudhën më të bukur. Ata po presin që të bëhen prindër për herë të parë dhe çdo emocion të tyre nuk kanë ngurruar ta ndajnë me ndjekësit në rrjete sociale.
Çifti tashmë kanë nisur dhe bashkëjetesën në një apartament të ri në të cilin po bëjnë dhe përgatitjet e fundit para se bebushi i tyre të vijë në jetë.
Ndonëse nga Sara kemi mësuar shumë rreth raportit të tyre dhe pritjes së ëmbël, artisti nga Kumanova është treguar më i rezervuar. Kjo për shkak edhe të angazhimeve të tij me projekte muzikore të cilat mesa duket e kanë mbajtur larg rrjeteve sociale.
Megjithatë sot ai ka bërë një dedikim të ëmbël për bebin që pret të vijë në jetë. Përmes një postimi në “Instastory”, në një foto të papuçeve të vogla ai shkruan: “S’po më pritet më t’i pa sytë”.