Sqarimi | Sa bonus do të marrin familjet kur fëmijët janë binjakë dhe trinjakë?

Sot Kryeministri njoftoi se do të rritet bonuesi për çfitet që sjellin në jetë fëmijën e parë, duke u shpërblyer me 400 mijë Lekë të vjetra, për fëmijën e dytë me 800 mijë Lekë dhe për fëmijën e tretë me 1.2 milionë Lekë të vjetra. Këto bonuse do të hyjnë në fuqi që prej Janarit të vitit 2019.

Në një aktivitet me të rinjtë për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, Kryeministri sqaroi se si do të përllogaritet bonuesi në rastet kur fëmijët janë binjakë. Sipas tij, në një rast të tillë fëmijët do të llogariten si fëmijë i dytë, pra bonusi do të jetë 1.6 milionë Lekë të vjetra. Po njësoj do të llogaritet edhe në rastin e trinjakëve, pra 3.6 milionë Lekë të vjetra.

“Kur janë binjakë, do marrin të dy sikur janë të dytë, pra 800 edhe 800. Kur janë trinjakë të marrin të tre sikur janë të tretët. Nuk është çështja për t’i hyrë kësaj pune për 400 mijë Lekë. Nëse shohim si e bëjnë të tjerë këtë punë, ne nuk jemi të fundit në ata që e bëjnë. Ka vende të zhvilluara të Bashkimit Europian që e nuk bëjnë për të gjithë fëmijët, e bëjnë vetëm për fëmijët  e familjeve në nevojë.

Ka vende të BE që e bëjnë për të gjithë fëmijët. Është një masë e arsyeshme dhe pozitive. Nuk vjen sot ngaqë papritur na lindi në zemër që ta bëjmë. Vjen sepse na krijohet mundësia që dje nuk e kishim“, u shpreh Kryeministri Edi Rama për këtë nismë të qeverisë.

Share With:
Translate »
703 Views