“Stadiumi ka marrë ngjyrë blu” Edhe Armina sot është krah vjehrrit!
Mbështetës të Berishës janë pjesëmarrës sot në kuvendin e thirrur prej tij për rrëzimin e Bashës.
Por në këtë ditë vendimtare të karrierës më shumë se 30-vjeçare në politikë të Berishës, duket se ka mbështetjen e të gjithë familjarëve të tij.
Ndër to përmendim edhe të fejuarën e djalit të tij, Shkëlzenit, blogerja Armina Mevlani.
Ajo ka publikuar pamje nga Kuvendi, duke shkruar: Stadiumi sot ka marrë ngjyrën blu!
Por në asnjë moment nuk ka mundur që të pikaset nga kamerat që kanë shkuar në stadium për të raportuar eventin.
