“S’të thashë dot sa krenare jam”, partnerja e Gazit humb personin e shtrenjtë

Partnerja e aktorit të njohur të humorit, Gaz Pajës, ka ndarë sot një lajm të hidhur me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Gjyshi i saj ka ndërruar jetë, ndërsa Ira tregon se ai ishte një person i shtrenjtë për të. Sigurisht që partnerja e aktorit është hidhëruar pamasë për këtë humbje, teksa shkruan krahas fotos me të fjalët që s’ia tha dot para se të ndërronte jetë.

“Gjysh???? kaq e trishtuar per ikjen tende! ????Je njeriu me cilesite me te mira qe kam njohur, fisnik, i zgjuar, i dashur…Faleminderit per cdo gje qe ke bere per mua dhe te gjithe! Keshillat e tua do ti kem gjithmone me vete. S’te thashe dot sa krenare jam per nje gjysh si ti…U prefte ne paqe shpriti yt????????????”- ka shkruar ajo.

 

 

Shprehim ngushëllimet tona për këtë humbje!

Pas martesës me Gazin, Ira u kthye gjithashtu në një personazh shumë të dashur për publikun shqiptar. Ajo fitoi mijëra ndjekës në Instagram ku ndan herë pas here nga jeta e tyre e përditshme.

Cifti është bekuar me një vogëlush, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Dard. Megjithatë, ata janë treguar shumë të kujdesshëm dhe mund të numërohen me gishtat e njërës dorë rastet kur e kemi parë portretin e Dardit në rrjete sociale.

Share With:
Translate »
1332 Views