Stilin të lindur, por edhe të trashëguar nga mami, Armina shpërndan foton e rrallë nga fëmijëria

Tek Armina Mevlani çdo ditë shohim pjesë nga aktualiteti dhe stili i saj i punës, udhëtimet e shumta, veshjet e bukura, ja ku na vjen një foto e plot 20 viteve të shkuara.

Me llogarinë tonë, i bie që Armina e cila festoi ditëlindjen vetëm pak ditë më parë, në këtë foto të fëmijërisë, të jetë jo më shumë se shtatë vjeç. Nuk mund ta mohojmë që ajo duket një fëmijë shumë simpatik, e veshur me një fustan me dizenjo lulesh dhe një kukull në dorë, bukuroshja shqiptare shfaqet në foto me dy prindërit e saj gjatë pushimeve në Greqi në vitin 1998. Vëmë re se mamaja e saj është veshur shumë stil, duke patur parasysh kohën kur është bërë kjo foto.

Dhe Armina duket një fëmijë shumë i bukur apo jo?!

Share With:
Translate »
869 Views