Stormi humbi mes petaleve të trëndafilave që kishin mbuluar shtëpinë për ditëlindjen e mami Kylie-t (video)

Brenda pak orësh, gati 14 milionë njerëzve u ra në sy surpriza e Travis Scott për Kylie Jenner. “Gëzuar ditëlindjen. Sapo kemi filluar. Të dua,” shkruhet në kartolinë. Nëse kjo është surpriza e parë, vështirë të imagjinohet si mund të jetë surpriza e madhe pasi sa për informacion, ditëlindja e Kylie-t është më 10 gusht.

“Shtëpia ime është e mbushur me TRËNDAFILA. [Të mendosh] që nuk ka ardhur akoma ditëlindja ime,” shkruan Jenner në Instagram.

Nuk është hera e parë që reperi kurorëzohet nga interneti si “Mjeshtër i Trëndafilave”.

Në nëntor të një viti më parë, Travis mendoi që t’ia zbukuronte mbrëmjen Kylie-t duke e mbushur shtëpinë me trëndafila dhe qirinj. Gjithë dekorimet e mundshme që keni në mendje, largojini pasi është përtej imagjinatës.

View this post on Instagram

hell of a way to end the night 🌹♥️

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on

Pas ardhjes në jetë të vogëlushes Stormi, ai i dërgoi Kylie-t 443 trëndafila. Pse ky numër? Sepse në 4:43 të pasditës lindi Stormi.

Sigurisht që s’mund të mungonin sërish trëndafilat për ditëlindjen e Kylie-t në 2018-n, që siç e thotë edhe vetë në videon e mëposhtme, “u zgjua në një përrallë”.

Share With:
Translate »
545 Views